Veliu: S’ka mbetë tjetër veç që RTK t’a bëjë emrin ‘Televizioni i partisë shtet’

11:46 | 08 Korrik 2021

Agim Veliu: S’ka mbetë tjetër veç që RTK t’a bëjë emrin ‘Televizioni i partisë shtet’.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka kundërshtuar shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), shkruan Gazeta Express.

Ai gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohet për këtë çështje, tha se diskutimi për shkarkimin e Bordit të transmetuesit publik është njollë e zezë për demokracinë në Kosovë.

Madje ai tha se ka mbetur vetëm që RTK-së, t’i ndryshohet emri në “Televizioni i partisë shtet”.

“Kjo që po ndodh sot do të jetë njollë e zezë në demokracinë tonë, kjo që po ndodh sot është kapje e transmetuesit publike, shteti po zhytet në autokraci. Nga transmetuesi publik nuk ka mbet tjetër vetëm të ia ndryshojnë edhe emrin, t’ia bëjnë për shembull ‘Televizioni i partisë shtet’”, tha ai.

Komento: