Armend Zemaj – VV-së: Mirë që po i shkarkoni e s’po i ngrehni zhag anëtarët e Bordit të RTK-së

12:06 | 08 Korrik 2021

Zemaj – VV-së: Mirë që po i shkarkoni e s’po i ngrehni zhag anëtarët e Bordit të RTK-së.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë Kurti për qasjen sipas tij komuniste ndaj mediave. Zemaj ka thënë se një eksponent i VV-së ka deklaruar se mediat e pushtetit do t’i ngrehin zhag kur të vijnë në pushtet, raporton Gazeta Express.

“Sot po i ndërroni veprimet është mirë që s’po shkoni me i ngreh zhag aty por po tentoni me i shkarku në mënyrë kolektive”, është shprehur Zemaj.

Zemaj në fjalën e tij tha se partia në pushtet duhet të deklarojë që po duan që RTK të jetë zyrë informative.

“Thuani shkurt dhe shqip Mediumi Publik është interes për të qenë zyrë informative e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Zemaj.

Në debatin parlamentar për shkarkimin e Bordit të RTK-së, partitë opozitare po e kundështojnë shkarkimin kolektiv të këtij bordi.

Komento: