Kreu i Kuvendit i thërret deputetët: Meqë në byfe gjendet një televizor i vocërr dhe na shihni, kthehuni në seancë

13:08 | 08 Korrik 2021

Konjufca i thërret deputetët: Meqë në byfe gjendet një televizor i vocërr dhe na shihni, kthehuni në seancë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca, ka bërë apel tek deputetët të cilët nuk gjenden në sallën ku po mbahet seancë, t’i kthehen punimeve.

Ai këtë thirrje madje e ka bërë në një formë të veçantë, meqë deputetët e munguar ishin duke qëndruar në byfe, përcjell klankosova.tv.

”Meqenëse në byfe gjendet një televizor i vocërr”.

”Të gjithë ata që po na dëgjojnë prej byfesë, i ftojmë të kthehen”.

Komento: