Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dje ka përuruar zyrtarisht projektin e bashkimit të qytetit të Ferizajt.
Kurse, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se qytetin e Ferizajt e ka bashkuar përmes projektit “Bashkimi i Qytetit” i qeverisë Haradinaj 2, duke provuar t’ia marrë meritat kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut për realizimin e këtij projekti.
Haradinaj ka shkruar se përkundër kundërshtimeve për këtë projekt ai u realizua.
“Në Ferizaj, përfundoi projekti më i rëndësishëm që nga pas lufta. “Bashkimi i Qytetit” një prej projekteve infrastrukturore të qeverisë Haradinaj 2, do e bashkojë përgjithmonë qytetin. Përkundër kundërshtimeve e pengesave gjatë rrugës, ky projekt, kjo ëndërr u bë realitet”, ka shkruar Haradinaj.