Protestojnë ish ushtarët e UÇK-së në mbështetje të Thaçit dhe të tjerëve që po mbahen në Hagë

13:15 | 09 Korrik 2021

Ish-ushtarë të UÇK-së protestojnë në Prishtinë në mbështetje të Thaçit dhe të tjerëve që po mbahen në Hagë.

Sot para qeverisë së Kosovës është protestuar në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ish-ushtarë të UÇK-së janë mbledhur sot për të protestuar duke mbajtur parulla me mbishkrimin “Unë jam veç një çlirimtar, kështu më deshi liria”.

Kjo protestë është organizuar nga Nuredin Gashi ish-pjesëtar i UÇK-së.

Ata kanë këruar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e jakup Krasniqin duke bërë thirrje që edhe qeveria të reagojë për mbajtjen e tyre në paraburgim.

Komento: