‘Bomba e ditës’: Falcao përfundon në Milan

08:47 | 25 Shkurt 2019

Ylli kolumbian, Radamel Falcao pritet t’i bashkohet Milanit në afatin e verës.

Milan është duke kërkuar edhe një sulmues për sezonin e ri.

Skuadra italiane është duke tentuar ta transferojë Radamel Falcaon nga Monaco, përcjell lajmi.

Sulmuesi kolumbian ka kohë që është jashtë forme, andaj Monaco është i gatshëm ta shet atë.

Milan po ofron 20 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Falcaos, ndërsa skuadra franceze po kërkon 30 milionë euro nga shtija e tij.

Komento: