Asnjë i vdekur dhe 12 raste të reja me koronavirus

15:02 | 14 Korrik 2021

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për numrin e rasteve të reja të infektuara me COVID-19.

Sipas MSH’së, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe, janë regjistruar edhe 12 raste të reja të infektuara me COVID-19.

14 persona janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 879 raste të infektuara me COVID-19.

2 mijë e 264 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi deri tani në vend.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 14 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.518 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282.180 doza të vaksinës.

Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.421 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.509.

Në total numri i rasteve aktive është 106.

Komento: