Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqyri Bytyqi, ka pritur sot në takim drejtoren e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant, me të cilën ka biseduar për angazhimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në disa shkolla të komunave të ndryshme të Kosovës.
“Falënderova drejtoren Grant për kontributin që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin vullnetarët e Korpusit të Paqes në mësimin e gjuhës angleze për nxënësit tanë dhe theksova se ky angazhim ka dhënë vazhdimisht rezultate të mira”, ka shkruar ai.
Ai në këtë takim kanë biseduar edhe për mundësinë e shtrirjes së programit edhe në komuna, të cilat nuk janë të përfshira aktualisht në këtë program.
“Në këtë drejtim, u theksua nevoja e bashkëpunimit më të madh me drejtoritë komunale të arsimit, në mënyrë që programi të ketë sa më shumë sukses në ngritjen e cilësisë në mësimdhënien dhe mesimnxënien e gjuhës angleze”, ka thënë ai.