Juventus dridh Realin, po ia merr Perezit dyshen e frikshme

17:00 | 25 Shkurt 2019

Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi lojtar që do të bashkohet me Juventusin nga Real Madrid.

Zonja e Vjetër është e interesuar fuqimisht në nënshkrimin e yjeve të Real Madridit, Isco dhe Marcelo përcjell ORAinfo.

Spanjolli është i pakënaqur me kohën e tij të lojës në Santiago Bernabeu, ndërsa mbrojtësi brazilian tashmë ka sugjeruar që hapi tjetër i karrierës së tij mund të jetë në Torino, në afërsi të shokut të tij Cristiano Ronaldo.

Sigurisht që Juventusi është shumë i interesuar për dyshen në fjalë./ORAinfo/

Komento: