Lë Mbappen, ja kush po e ‘çon’ në qiell Neymarin

18:42 | 25 Shkurt 2019

Neymar JR dhe Kylian Mbappe janë dy futbollistët kryesorë të PSG-së

Ylli i St.Etienne Ëahbi Khazri ka bërë krahasimin mes super lojtarëve të PSG, dhe ai ka një favorit të pastër në mesin e tyre.

Ai ka thënë se kjo çfarë po bën Mbappe është fenomenale, mirëpo sipas tij, Neymar është më i miri.

“Sa i përket talentit, Mbappe është jashtë normave, dhe ajo që ai bën është e pritshme” ka thënë Ëahbi, transmeton lajmi.net.

“Por, kur luajmë kundër PSG, mua më impresionon Neymar” ka thënë tutje lojtari i St.Etienne.

Mbappe po vazhdon të vendos rekorde në kampionatin francez, ndërsa Neymar po vazhdon t’i mungojë skuadrës së tij, si pasojë e një lëndimi të pësuar.

Komento: