Sami Lushtaku tregon se kur e zyrtarizon kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt

11:28 | 18 July 2021

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka vendosur që në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021, të kandidojë për të parin e Skenderajt.

Lushtaku do ta zyrtarizoj kandidaturën e tij nesër më datë 19 korrik. Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, deputeti Mërgim Lushtaku.

“Të hënën, me 19 korrik 2021, në ora 19:00 në restorantin Atlantic, më i dashuri, më i afërti, më bashkëpunuesi, unifikuesi, ai që mendon dhe vepron për ju pa rreshtur, ai i cili e zhvilloi qytetin e juaj dhe e transformoi plotësisht, i juaji Sami Lushtaku do ta shpallë kandidaturën për Kryetar të Komunës. Jeni të ftuar, që t’i bashkoheni karvanit të fitores së madhe për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit të bukur të Skenderajt”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Në garë për të udhëhequr edhe për një mandat me Skenderajn është edhe kryetari aktual Bekim Jashari. Jashari ka bërë të ditur dje se do të rikandidoj sërish në zgjedhjet lokale.

Të dashur qytetarë, nën betimin për të vazhduar qeverisjen time transparente dhe me duar të pastra, për të vazhduar me projekte të tilla edhe më madhore, për të arritur zhvillim ekonomik, mirëqenie, punësim të të rinjve, infrastrukturë moderne, furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, trajtim të ujërave të zeza, mbrojtje të mjedisit e planifikim të duhur hapësinor, kam vendosur që: Të kërkoj nga ju edhe një mandat qeverisës si kryetar i Skenderajt, me vendosmërinë më të madhe për t’iu shërbyer edhe për 4 vitet e ardhshme”, ka shkruar ai.

Komento: