Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dje ka bërë të ditur se 11 shtetas të Kosovës janë kthyer nga zonat e konfliktit në Siri.
Lidhur me këtë ka reaguar Ambasada amerikane në Kosovë duke thënë se Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Në reagimin e ambasadës thuhet se këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët
“SHBA përgëzon riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.