Shiu shkatërron gjithçka në sheshin e Prishtinës.
Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë përmbytur rrugët e kryeqytetit.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Express, shihet se sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbuluar si pasojë e reshjeve të shiut.
Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme nëpër qytete të tjera.
KEDS ka njoftuar se aktualisht qyteti i Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit janë në mungesë të furnizimit me rrymë si pasojë e reshjeve.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar telashe edhe në Gjilan, ku si pasojë është obliguar edhe evakuimi i shtëpive nga gjilanasit.