Vuҫiq ka një plan për Kosovën

19:45 | 25 Shkurt 2019

Aleksandar Vuçiq duket se ka një plan për Kosovën.

Presidenti i Serbisë deklaroi të hënën se ditëve në vijim do të bisedojë me udhëheqësit tjerë serbë për politikën e Serbisë karshi Kosovës dhe mesazhet e të gjitha shteteve botërore.

“Në ditët e ardhshme do të bisedoj me udhëheqjen e Qeverisë për porositë e të gjitha vendeve të botës si dhe do të flasim për platformën e Serbisë për të ardhmen”, ka deklaruar ai.

“Nëse ne e plotësojmë 100 përqind pjesën e marrëveshjes së Brukselit, ndërsa shqiptarët asnjë obligim dhe vendosin taksa 100 përqind si dhe zgjedhin persona privat në qeveri, atëherë shtrohet pyetja nëse politika jonë e përgjegjshme dhe serioze është përgjigja e vetme e mundshme”, tha Vuçiq, gjatë një konference për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Francës, Natali Loazo.

Reagimi i Vuçiqit për emërimet në Qeverinë e Kosovës bëhen disa orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj emëroi ministre të Bujqësisë, Dijana Zhiviq.

Emërimi i saj pasoi shkarkimin e Nenad Rikallo nga Lista Serbe, parti kjo që ka mbështetjen e Vuçiqit.

Komento: