Boateng merr lajmin e madh, Barcelona ka marr këtë vendim për të

20:37 | 25 Shkurt 2019

Kevin – Prince Boateng duket se do të jetë transferimi i fundit për Barcelonën.

Transferimi që befasoi të gjithë në afatin e fundit kalimtar, atë të janarit, duket se nuk doli ashtu siç dëshiroi Barcelona.

Boateng u transferua nga Sassuolo tek Barca, në formë huazimi, gjatë afatit kalimtar dimëror, por duket se nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

‘Marca’ përcjell nga ‘Calciomercato’ se Kevin Prince Boateng do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, dhe do të kthehet tek Sassuolo.

Pra, kjo nënkupton se Barcelona ka vendosur se nuk do ta shfrytëzoj të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit.

Komento: