Chelsea dhe Juventusi në garë për lojtarin, ai merr vendimin e tij

21:06 | 25 Shkurt 2019

Chelsea dhe Juventusi duket se janë në garë për një lojtar.

Talenti i Romës, Nicolo Zaniolo ka kapur syrin e skuadrave si Juventus dhe Chelsea, por 19 vjeçari duket se veçse ka marrë vendimin e tij.

Mesfushori sulmues i Romës thuhet se nuk ka interesim që të largohet nga Roma, dhe dëshiron që aty të rritet si lojtar.

Zaniolo ka impresionuar me skuadrën e Eusebio Di Francesco, duke shënuar pesë herë që kur erdhi nga Inter.

Juve dhe Chelsea janë dy skuadrat që janë përgatitur për një transferim të tijin, por babai i tij ka thënë se ai do të nënshkruaj kontratë të re me Romën.

“Në fund të sezonit do të takohemi me Romën për një rinovim, nuk do të ketë ndonjë problem. Në të dy anët ka dëshirë për të mbyllur negociatat pozitivisht” ka thënë Igor Zaniolo për “Corriere dello Sport”.

Kujtojmë gjithashtu se Chelsea është suspenduar për dy afate kalimtare dhe nuk mund të kryej transferime.

Komento: