Ky do të jetë ‘Neville’ i ardhshëm i Man Utd

22:43 | 25 Shkurt 2019

Dalot po shikon përpara që të kaloj shumë vite me Manchester .

Manchester United duket se ka gjetur zëvendësuesin e legjendës Garry Neville.

Diogo Dalot është lojtari i cili ka mahnitur drejtuesit e ‘djajve të kuq’ dhe po shihet si zëvendësuesi i Neville.

Dalot po shikon përpara që të kaloj shumë vite me Manchester United. Për të është thënë më parë se ka kapacitet që të jetë sikur Neville, nga ish trajneri Jose Mourinho.

19 vjeçari erdhi tek United për 22 milionë euro gjatë verës së vitit 2018 dhe konsiderohet si e ardhmja e mbrojtjes.

Ai ka regjistruar 11 paraqitje dhe ka thënë se është akoma duke u mësuar me rrethin e ri. Por, ai ka bërë të ditur se planifikon që të qëndroj në ‘Old Trafford’ për të shërbyer gjatë në këtë stadium.

Komento: