Gjini godet politikanët kosovarë: Shkunden kur e dëgjojnë Haradinajn

23:07 | 25 Shkurt 2019

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka deklaruar se shumica e politikanëve në Kosovë nuk janë mësuar të mendojnë vet.

Gjini ka thënë se shumica e politikanëve në vend shkunden kur e dëgjojnë kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Gjini përmes një postimi në Faceboo, ka përmendur edhe reagimet e Vuçiqit për emërimin e ministres së Bujqësisë, përcjell ORAinfo.

Postimi i plotë i Gjinit:

Reagimi i Kryetarit të Serbisë në lidhje me emërimin e Ministres së Bujqësisë së Kosovës, përpos tjerash tregon edhe qasjen e qeverive të mëparshme të Kosovës ndaj Serbisë. Po duket se Vuçiq ka qenë mësuar të vendosë se kush do të jenë ministrat Serb të Kosovës. Tani po duket qesharak.

Deklaratat e Kancelarit Austriak Kurz, poashtu dëshmojnë diçka për qeveritë e Kosovës. Ato kanë lejuar që kushdo të flasë për territorin, për rregullimin kushtetues e për çkado tjetër për vendin tonë. Thuajse edhe vet ne besonim se shtetin e kemi për mahi.

Si rrjedhojë, nuk do mend se shumë politikanë të Kosovës (sidomos ata e ato që nuk përfaqësojnë asnjë fuqi as elektorale as ideologjike) shkunden krejt kur e dëgjojnë kryeministrin Haradinaj të mbajë qëndrim shtetërorë. Thjesht nuk janë mësuar të mendojnë vet. Kanë lundruar me vite, pa orientim, kah fryn era. /ORAinfo/

Komento: