Messi mbret në Evropë, Dybala në Serie A

23:17 | 25 Shkurt 2019

Messi po sundon Europën, ndërsa Dybala lideri në Seria A

Krijimi i superioritetit numerik është mënyra më e mirë për të rritur probabilitetin për të shënuar një gol.

Pikërisht për këtë futbollsitët në gjëndje për të dribluar kundërshtarin kanë një peshë specifike në skuadër, shumë të rëndësishme në përbërje të çdo skuadër.

Sipas CIES (Qendrës studimore të futbollit europian), që ka stiluar një klasifikim të dribluesve më të mirë në Europë, sunduesi i kontinentit është sipas të gjitha parashikimeve argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi, që po bën një sezon të jashtëzakonshëm, duke regjistruar në fundjavë edhe tripletën e tij të 50-të në karrierë.

Në podium përkrah tij qëndrojnë Saint-Maximin i Nice, shumë i përfolur në merkato, si dhe ylli i Chelseas, Eden Hazard.
Ndërkohë, “mbreti” i Seria A është Dybala, që ka një mesatare prej 1 driblim çdo 29.9 minuta.

Komento: