Falcao po vjen në Milan, shikoni çfarë ka ndodhur mbrëmë

11:45 | 26 Shkurt 2019

Radamel Falcao ka arritur dje në kryeqytetin e Itaslisë, Romë. Gazetarët e Il Corriere dello Sport raportojnë se sulmuesi kolumbian kaloi disa orë në kryeqytetin italian.

Sonte, Lazio dhe Milan luajnë gjysmëfinalet e Kupës së Italisë në Olimpico dhe sipas raportimeve thotë se vizita e Falcao mund të jetë një shenjë transferimi, pasi kolumbiani do të largohet nga Monako në fund të sezonit pavarësisht kontratës së tij që skadon në vitin 2020, përcjell ORAinfo.

Dy ekipet italiane, Milan dhe Lazio kanë qenë më parë të lidhura me nënshkrimin e sulmuesit të talentuar dhe me përvojë dhe të dy klubet kanë raporte shumë të mira me agjentin e tij, Jorge Mendes.

Problemi i vetëm në lidhje me transferimin e mundshëm të Falcaos në Milan dhe Lazio është një kontratë prej 10 milionë eurosh me Monaco.

Mbetet të shihet se cila skuadër do të arrijë të mbulojë këtë çmim. /ORAinfo/

Komento: