“Anjezë ma kpute shpirtin bab”, postimi prekës i babait të 18 vjeçares që vdiq në aksidentin në Kroaci

12:38 | 26 Korrik 2021

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, ku autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë u aksidentua dhe si pasojë dhjetë persona humbën jetën.

Në mesin e viktimave ishte edhe 18 vjeçarja Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe, komuna e Rahovecit.

Anjeza është kujtuar nga babai i saj, shkruan Reporteri.net.

Dhimbjen për humbjen e së bijës përmes një postimi prekës e ka shprehur edhe babai i saj.

“Anjez ma kpute shpirtin bab ne xhenet te takoft babi”, ka shkruar ai.

Komento: