Asnjë i vdekur e 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

15:02 | 26 Korrik 2021

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 14 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

6 persona janë shëruar gjatë kësaj kohe nga COVID-19.

Deri tani në Kosovë 108 mijë e 31 persona janë infektuar me COVID-19.

2 mijë e 265 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Komento: