Lajmi i fundit: Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, kamioni ndahet përgjysmë

20:39 | 26 Korrik 2021

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, kamioni ndahet përgjysmë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në orët e pasditës të së hënës.

Në fotot e dërguara në Gazetën Express, shihet se si është ndarë përgjysmë një kamion ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një makinë tjetër.

Makina tjetër e përfshirë është e markës “Golf”. Ende nuk ka raportime nga Policia nëse ka ndonjë të lënduar.

Komento: