Rriten rastet aktive me COVID-19 në Kosovë

09:21 | 27 Korrik 2021

169 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 169.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.597, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,265 persona.

MSH dhe IKSHPK në vazhdimësi po u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës.

Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Komento: