Bëhet me kuzhinë Qendra Korrektuese në Lipjan

22:02 | 27 Korrik 2021

Qendra Korrektuese në Lipjan bëhet me kuzhinë.

Qëllimi i kësaj kuzhine sipas donatorëve është që gratë e burgut të Lipjanit të risocializohen.

Secila pjatë ishte përgatitur dhe dekoruar me shumë kujdes.

Këto ushqime janë gatuar nga të burgosurat që gjendën në burgun e Lipjanit.

E këso lloj ushqimesh ato do të kenë mundësinë të gatuajnë vazhdimisht.

Përmes një donacioni nga misioni i EULEX-it dhe UNMIK-ut brenda hapësirës së Qendrës Korrektuese të Lipjanit është ndërtuar një kuzhinë.

ZV.përfaqësuesja speciale i sektretarit të përgjithshëm në Unmik në këtë projekt Barrie Freeman flet për qëllimin e ndërtimit të kësaj kuzhine.

Ani pse u mblodhën për një ngjarje pozitive, këtu nuk munguan shprehjet e ngushëllimeve për vdekjen e 10 personave në aksidentin me autobus në Kroaci

Vahakosi tha se kjo kuzhinë do të i ndihmojë këto gra që mos të kalojnë kohën e lirë.

Gjithë projekti u mirëprit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kurse zv. ministri i Ministrisë së Drejtësisë Blerim Sallahu përmendi dy ndikime të mëdha në jetën e të burgosurve që kuzhina do ti ketë.

Përveç furrës në këtë institucion të burgosurat kryejnë edhe punë tjera si rrobaqepësia.

Komento: