Mbërrijnë mërgimtarët e mbijetuar nga aksidenti në Kroaci

22:48 | 27 Korrik 2021

Arrin aeroplani me mërgimtarët e mbijetuar nga aksidenti në Kroaci, flet njëri nga familjarët.

Aeroplani me të cilin mërgimtarët e mbijetuar nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e së dielës në Slavoski Brod në Kroaci tashmë ka arritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Njëri nga familjarët e të mbijetuarve nga ky aksident në një prononcim për Klankosova.tv tha se nuk janë në dijeni se si po ecën organizimi teksa falënderoi shtetin e Kosovës dhe shtetin kroat për ndihmën e ofruar në këtë aksident.

“Ne jemi duke pritur këtu, aeroplani ka mbërritur ndërsa unë po e pres motrën edhe dhëndrin të cilët kanë lëndime por falë Zotit janë gjallë, ndërsa pritja ime është më emocionuese pasi që ka qenë një aksident i tmerrshëm”, është shprehur ai.

Komento: