Trupat e viktimave të aksidentit dërgohen në morgun e Spitalit të Prizrenit.
Ndryshe, sjellja e trupave të viktimave është bërë me tri vetura, nën përcjelljen e policisë.
Në vendkalimin kufitar janë parë edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipër, Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Prej kompanisë që po e kryen transportin kanë deklaruar se këtë po e bëjnë vullnetarisht.
“Gjithë përgatitjet janë bërë nga kompania. Ne e kemi kry transportin vullnetarisht”, ka deklaruar një prej përfaqësuesve të kompanisë.
Varrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasditës.