Pas shtrirjes në spital Haradinaj e telefonon Kurtin, i ofron ndihmë nga Qeveria

15:49 | 26 Shkurt 2019

Albin Kurit sot është shtrirë në spital pasi ka pasur një shqetësim shëndetësor.

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka telefonuar sot liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, pasi ky i fundit është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“I kam telefonuar Albinit, i kam ofruar si qeveri për përkrahje dhe kujdes. Jam dëgjuar edhe me Liburnin. Shpresojë se s’ka ndonjë kiamet, por si qeveri i shfrytëzoj me i uru shërim të shpejtë”,
është shprehur ai.

Ndryshe, Kurti është shtrirë në QKUK përkatësisht në klinikën infektive për shkak të një infeksioni gripal, ka njoftuar ish -drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitia.

Vitia thotë se gjendja e Kurtit tashmë është stabile.

“Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal. Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”, ka shkruar ai.

Komento: