Zhvillimet të papritura, Sarri takohet me drejtuesit e Chelseas

15:51 | 26 Shkurt 2019

Zhvillime të papritura në klubin e Chelseas.

Maurizio Sarri do të takohet sot me drejtuesit e Chelseat për të biseduar për të ardhmen e tij në klub, si dhe për incidentin me Kepa Arrizabalagan, i cili i refuzoi urdhrat e trajnerit për t’u zëvendësuar.

Trajneri italian është nën presion për ta shpëtuar pozitën e tij si trajneri i Chelseat, pas disfatës në finalen e Carabao Cup, kundër Manchester Cityt, transmeton Express.

Besohet se ai është shumë afër shkarkimit dhe kjo karriera e tij mund të përfundojë qysh pas ndeshjes që zhvillohet nesër, kundër rivalit të qytetit, Tottenhamit, nëse “Të kaltrit” nuk arrijnë të sigurojnë fitore.

Për më tepër, Kepa ngriti dyshime mbi autoritetin e Sarrit në klub, kur nuk pranoi të zëvendësohet në fund të pjesës shtesë në finalen e së dielës. Willy Caballero po priste rreth fushës për të hyrë në lojë, mirëpo ai u detyrua të rrinte në stol edhe për gjuajtjet e penalltive.

Kepa nuk arriti ta mbrojë një penallti të gjuajtur keq nga Sergio Aguero dhe Manchester City e fitoi titullin e Carabao Cup, duke fituar 4:3 në gjuajtjet e penalltive, ndërsa koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat 0:0.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, nuk ishte në stadium kur ndodhi ky incident, megjithatë i pranishëm ishte drejtori ekzekutiv, Bruce Buck.

Komento: