Specializantët e pakënaqur, protestojnë

13:27 | 29 Korrik 2021

Protestojnë specializantët.

Specializantët janë mbledhur para SHSKUK-së për të protestuar për mospagesën kujdestarive 24 orëshe të vikendeve dhe ditëve të festave.

Disa nga ata kanë nga dy javë që nuk i mbajnë më kujdestaritë për këtë arsye, njofton Klan Kosova.

Drejtori i ShKSKU-së, Valbon Krasniqi, e nënshkroi një vendim më 1 korrik që parashih që specializantëve të mos u paguhen kujdestaritë.

Komento: