“Piatek do t”i shënojë 35 gola”

17:31 | 26 Shkurt 2019

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka mbështetur sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek për të cilin thotë se ai ka për t”i shënuar 35 gola këtë sezon.

Piatek shënoi 19 gola për Genoa në gjysmën e parë të sezonit dhe që nga ajo kohë ka shënuar edhe shtatë më shumë për Milanin, të cilin ai u bashkua me një marrëveshje prej 35 milionë euro muajin e kaluar përcjell ORAinfo.

“Nuk më habitë që Piatek po shënon kaq shumë,” i tha Preziosi gazetarëve.

“Për mua ai do të arrijë 35 gola. Unë pres që ai ta bëjë këtë, përndryshe unë nuk do ta kisha shitur atë për aq shumë.

“Unë e kuptoj se tifozët e Genoa nuk janë të lumtur për marrëveshjen, por na duhej ta bëjmë. I uroj atij gjithë suksesin që meriton”, ka thënë drejtori i Genoas./ORAinfo/

Komento: