Kolona deri në 20 kilometra, mërgimtarët thonë se po presin shumë gjatë në kufirin Kroaci-Serbi

11:58 | 30 Korrik 2021

Disa bashkatdhetarë që ia kanë mësyrë vendlindjen po iu duhet të presin shumë gjatë në kufirin Kroaci-Serbi.

Ata kanë dërguar disa fotografi në adresën e portalit Klankosova. tv dhe thanë se kolona është e gjatë deri në 20 kilometra.

Njëri prej tyre tha se brenda një ore mund të lëvizë vetëm 100 metra dhe se në kolonë janë disa familje shqiptare. Gjithashtu, ai u ankua se pala serbe zakonisht e vonon procesin.

Komento: