Një i vdekur dhe 70 raste të reja me koronavirus në Kosovë

14:50 | 30 Korrik 2021

Ministria e Shëndetësisë publikon rezultatet për rreth 3 mijë mostra.

Një rast i vdekjes dhe 70 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit një Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një infografike të publikuar në faqen zyrtare.

Sipas kësaj inforgrafike, këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 3 mijë mostrave.

Ndërkohë, janë shëruar tetë pacientë.

Komento: