Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë

20:54 | 30 Korrik 2021

366 raste aktive me Covid-19 në Kosovë.

Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë shënojnë rritje ditët e fundit. Në nivel vendi tashmë janë aktive 366 raste.

“Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.

Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Komento: