92 raste të reja me koronavirus në Kosovë

15:03 | 31 Korrik 2021

Po shënohet rritje e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 92 raste të reja me COVID-19.

Janë shëruar 16 persona, derisa raste të vdekjes s’janë regjistruar.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 3 mijë e 700 mostrave.

Komento: