Dridhet “San Siro”, Milanit po ia marrin Romagnolin

19:33 | 26 Shkurt 2019

Sipas asaj që është raportuar nga mediat angleze ka interes nga Liga Premier në mbrojtësin e Milanit dhe kapitenin Alessio Romagnoli.

Raportet sugjerojnë se Manchester United dhe Chelsea janë të interesuar në qendërmbrojtësin e Italisë përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Chelsea mund të ballafaqohet me një ndalim tregu i cili, në qoftë se ankesa e tyre është e pasuksesshme, e lë derën e hapur për Unitedin që të nënshkruajë 24-vjeçarin.

Manchester United ka kërkuar një qendër të re për një kohë të gjatë dhe performancat mbresëlënëse dhe konsistente mbrojtëse të Romagnolit .

Megjithatë, nuk janë vetëm këto dy klube angleze që ndjekin Romagnolin por ka interes të brendshëm nga një nga rivalët kryesorë të Milanit.

Juventusi thuhet se është i interesuar në Romagnoli pasi e shohin mbrojtësin si një lojtar potencial për të shërbyer si një nga zëvendësimet për mbrojtjen e klubit të BBC (Bonucci, Barzagli dhe Chiellini)./ORAinfo/

Komento: