Ambasadori gjerman takon Bërnabiqin, ja çka i kërkoi për Kosovën

21:33 | 26 Shkurt 2019

Në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka takuar sot ambasadorin gjerman në Beograd, Thomas Schieb.

Në këtë takim, siç shkruan “telegraf.rs”, është diskutuar edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç raporton ky medium serb, ambasadori Thomas Schieb ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i rikthehen dialogut, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, ambasadori Schieb gjatë këtij takimi e ka ripërsëritur qëndrimin e Gjermanisë në lidhje me taksën, që kjo taksë duhet të pezullohet menjëherë në mënyrë që t’i jepet hapësirë dialogut.

Në anën tjetër, kryeministrja Bërnabiq citohet t’i ketë thënë ambasadorit Schieb se, Serbia do të vazhdojë dialogun vetëm kur Kosova ta tërheq apo pezulloj taksën pasi që sipas saj, pezullimi i taksës është kusht i Serbisë për vazhdimin e dialogut me Kosovën.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet dypalëshe në mes të Gjermanisë dhe Serbisë në fusha të ndryshme.

Komento: