Tare ‘dridh’ Milanin

08:51 | 27 Shkurt 2019

Drejtori i Lazios Igli Tare është i bindur se skuadra e tij në ndshejn e tij do ta eliminoi Milanin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

“Është pozitive që ne kemi Bastos dhe Luiz Felipe përsëri në skuadër, pasi na u nevojitën. Së fundi mund të dalim nga kjo krizë e tre javëve të fundit”, tha drejtori për Rai Sport, përcjell ORAinfo.

“Ne shpresojmë të bëjmë një performancë të shkëlqyer në ndeshjen e kthimit dhe të fitojmë ndeshjen që do të jetë e rëndësishme për kualifikimin në finale”, tha Tare.

Ky është qëllimi i tyre i vetëm i mbetur, pasi Lazio është eliminuar nga raundi i Europa League.

“Natyrisht, ne do të kishim dashur të luanim kundër Sevilles me një skuadër të plotë dhe madje edhe më shumë pritej më shumë se si shkuan të dy ndeshjet, por tani duhet të presim”, tha ai.

“Ne kemi nevojë për mendim pozitiv dhe mbështetjen e tifozëve tanë. Lazio do të ketë një fushatë të mirë nga tani deri në fund të sezonit”, përfundoi Tare. /ORAinfo/

Komento: