
Afro 10 mijë vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 9 mijë e 590 vaksina kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani në Kosovë janë administruar 487 mijë e 685 vaksina
321 mijë e 537 persona janë vaksinuar deri tani në Kosovë.