Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.
Ekipi i T7 po qëndron në vendin e ngjarjes ku pak minuta më parë u vra një i ri në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të ish-shkolla Teknike.
Policia dhe prokuroria kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, ndërsa nuk dihet nëse policia ka rënë në gjurmët e personit që vrau 27-vjeçarin.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka
“Tash na njoftuan, prokurorja po shkon në vendin e ngjarjes. Te Shkolla Teknike në Prishtinë ka ndodhur. Viktima është 27 vjeç. Nuk dihet motivi”, tha Beka për Gazetën Express
Ndryshe, shtatë ditë më parë në Ferizaj u vra edhe një 25-vjeçar nga Ferizaj, Meriton Aliu. Dyshohet se Aliu u vra për shkak të një hakmarrjeje mes familjes së tij dhe të dorasit.
Shumë shpejt të gjitha rreth vrasjes së sotme…