Hoti bën thirrje për vaksinim, përndryshe – në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt

12:30 | 08 Gusht 2021

Hoti bën thirrje për vaksinim: Përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Ai tha se nëse nuk vaksinohemi mësimi nuk fillon me orar të rregullt në shtator.

Tutje ai tha se jo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet.

Postimi i plotë:

Lutje për të gjithë për vaksinim.

Përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.

Ajo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet.

Komento: