Haradinaj nderohet me një dhuratë nga familja e Agim Ramadanit

17:04 | 08 Gusht 2021

Daut Haradinaj, sot ka marrë një dhuratë tejet të çmueshme.

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj sot u nderua me një dhuratë nga familja e Agim Ramadanit.

Në rrjetin social Facebook, Haradinaj kishte shpërndarë një foto ku shihej dhurata që atij i kishin bërë familja Ramadani, e krahas fotos ai kishte shkruar se dhuratën e ka pranuar nga familja e heroit Agim Ramadani.

Ai tha se ka respekt për Shukrijen dhe fëmijët e Agimit të cilët po ruajnë traditat.

Komento: