Çmimet në plazhet e Shqipërisë janë ngritur deri në 40%

21:07 | 08 Gusht 2021

Duket se plazhet e Shqipërisë kanë ngritur çmimiet në këtë sezon.

Tur-operatorët dhe vetë strukturat akomoduese raportojnë rritje çmimesh mes 10-40% nga Jugu në Veri të Shqipërisë.

Për ata që duan pushime ekonomike, plazhet e Adriatikut janë alternativat më të lira me Velipojën dhe Shëngjinin.

Qeparoi është varianti më i lirë në Jon, kurse Palasa, Dhërmiu e Jali më të shtrenjtat.

Monitor.al ka përpunuar një listë të çmimeve për një pjesë të mirë të bregdetit nga Jugu në Veri sipas bisedave me tur-operatorët, përfaqësues të strukturave akomoduese apo njoftime të vetë hoteleve në rrjetet e tyre sociale, për të dalë në disa përfundime.

Komento: