Silva-Milan, ky është lajmi i fundit nga Italia

14:15 | 27 Shkurt 2019

Cila do të jetë e ardhmja e sulmuesve të Milanit për sezonin e ardhshëm, ende nuk e kemi njohur.

Siguria është Krzysztof Piatek, matador i vërtetë i këtyre javëve të fundit përcjell ORAinfo.

Patrick Cutrone që nga ardhja e polakut nuk po gjen vend te rossonerët.

Kështi që Milan po mendon të gjejë një sulmues që do ta ndihmonte Piatekun në fazën e sulmit.

Zgjidhja, siç është shkruar kohët e fundit nga media të ndryshme, mund të jetë e brendshme dhe t’i përgjigjet emrit të Andre Silva.

Portugezi gjithashtu ka hapur kohët e fundit mundësinë e kthimit te Rossonerët./ORAinfo/

Komento: