Thirrja e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë për vaksinim

15:45 | 09 Gusht 2021

Ambasada e SHBA-së në Kosovë bën thirrje për vaksinim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi që numri i rasteve pozitive me COVID-19 është në rritje.

Në reagimin e ambasadës thuhet se vaksinat janë të sigurta dhe efektive.

“Vaksinat janë të sigurta, efektive dhe zvogëlojnë ndjeshëm mundësinë që ju ose një anëtar i familjes të përfundoni në spital”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Kujtojmë se këtë të hënë sipas raportit të IKSHPK-së janë regjistruar 263 raste pozitive.

Komento: