Interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve për vaksinim në sallën “1 Tetori”

18:43 | 09 Gusht 2021

Hezitimi i qytetarëve për vaksinim ndaj COVID-19 ka bërë që të paralajmërohen masa për ata që nuk vaksinohen.

Madje është paralajmëruar se nga fundi i muajit ata që nuk e marrin vaksinën mund t’i ndalohet hyrja në kafene apo në dasma.

Ky paralajmërim siç duket ka dhënë efektet e para.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka postuar disa foto ku nga salla 1 tetori ku shihet një numër i madh i qytetarëve që po presin për të marrë vaksinën.

“1 Tetori” në këto momente. Interesim i jashtëzakonshëm për vaksinim kundër COVID-19”. Ka shkruar Hoti.

Komento: