Lista Guxo në Viti kthehen në “shtëpinë e vjetër” të LDK-së

19:53 | 09 Gusht 2021

Dega në Vitit e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar se ish-anëtarët e saj që kaluan në Listën Guxo, të cilën dikur e udhëhiqte Vjosa Osmani, presidente e vendit, janë rikthyer përsëri në ‘shtëpinë e vjetër’.

Në postim thuhet se kjo listë do ta përkrah LDK-në në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Lista”Guxo” në Viti në zgjedhjet komunale të 17 tetorit do të përkrah fuqishëm kandidatin e LDK-së në Viti Sokol Haliti! Kjo u bë e ditur pas takimit të sotit në mes të kryetarit Haliti me përfaqësuesit e listes”Guxo” në Viti!”, thuhet në postimin e degës së LDK-së në Viti.

Komento: