
Kjo pamje vjen mbi tunelin e Kalimashit. Flakët kanë mbërthyer zonën.
Si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri.
Pas zjarreve të mëdha që kanë shpërthyer në Shqipëri, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.
Trupat dhe paisjet pritet të mbërrinje në Kukës ku do të ndihmojne në shuarjen e zjarrit. Nderkohe nga momenti në moment ata do të kalojnë Morinën. Pas mbërritjes trupat do të akomodohen në Kukës për t’u nisur nesër në mëngjes te vatrat e zjarreve.