
Rriten ndjeshëm shifrat, regjistrohen mbi 200 raste me koronavirus në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 220 raste të reja me koronavirus.
Aktualisht në Shqipëri janë 1,271 raste aktive me COVID-19.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.