Gashi: Ata po na lëndojnë me Bregoviqin, ne po i lëndojmë kur bëjmë akademi për Enver Hoxhën”

18:52 | 10 Gusht 2021

Analisti, Shkelzen Gashi është përfshirë në debatin për përformancën e Goran Bregoviqit në Korçë.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë, po i lëndojnë ata të Kosovës me Bregoviqin, mirëpo në këtë debat duhet përkujtuar edhe një fakt tjetër sipas tij.

Ai thotë se edhe ne i lëndojmë më shumë ata, kur organizojmë akademi përkujtimore për Enver Hoxhën.

“Ata po na lëndojnë kur po organizojnë koncert me goran bregović-in, ama mos harroni se na i lëndojmë edhe më shumë ata, kur organizojmë akademi përkujtimore për enver hoxhën”, ka shkruar Gashi.

Komento: